Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, i bëri sot thirrje Izraelit që të rishqyrtojë vendimin për zgjerimin e mëtejshëm të operacioneve ushtarake në Rripin e Gazës, ndërsa theksoi nevojën urgjente për një armëpushim dhe për ndihmë humanitare të papenguar në zonë.
“Të gjithë pengjet, të cilët po mbahen në kushte çnjerëzore, duhet të lirohen,” – deklaroi von der Leyen.
“Ndihma humanitare duhet të ketë qasje të menjëhershme dhe të papenguar në Gaza për të ofruar atë që nevojitet urgjentisht në terren,” – shtoi ajo.
