Tomorri ironizon reagimet e qytetarëve: Populli ankohet për çmimet e larta në Jug dhe jo për vjedhjen e taksave të tyre

Data

Gazetari Klodian Tomorri ka ironizuar reagimet e qytetarëve për çmimet e larta në Jug dhe nuk reagojnë për vjedhjet e taksave të tyre. Në postimin e tij në rrjetin social Facebook, Tomorri thotë se populli po ankohet për çmimet e larta të hotele dhe lokaleve në Jug, që është tërësisht një treg i lirë dhe nga ana tjetër voton 60 për qind qeverinë që vodhi 300 milionë euro vetem me inceneratorët. Gazetari thekson gjithashtu se janë miliarda të tjera që vidhen, por kjo e inceneratorëve ishte haptazi dhe e panë te gjithë.

Postimi i Klodian Tomorrit:

Hajde gjeje ti ketu. Ankohet populli masivisht per cmimet e hoteleve dhe lokaleve ne Jug, nje treg teresisht i lire, qe nuk ka si gjysme shansi per marreveshje te ndaluar apo kartel, se jane me mijera ofrues. Por voton 60 per qind qeverine qe i futi doren ne xhep dhe i vodhi 300 milione euro vetem me inceneratoret. Haptazi dhe brutalisht. Jane miliarda te tjera qe vidhen lart e poshte, por kjo e inceneratoreve ishte haptazi dhe e pane te gjithe.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related