The Ekonomist: Bashkëpunëtorët e Ramës të përfshirë në skandale, imazhi i kryeministrit pëson goditje

Data

Media britanike “The Ekonomist” ka publikuar një analizë mbi situatën politike dhe të drejtësisë në Shqipëri, ku shkruan se imazhi i kryeministrit Edi Rama është dëmtuar rëndë për shkak të bashkëpunëtorëve të tij të akuzuar për korrupsion.

Sipas artikullit, në Shqipëri po ndodhin arrestime dhe akuza ndaj politikanëve, ish-presidentëve, ministrave dhe zyrtarëve të lartë, përfshirë figura kyçe të Partisë Socialiste në pushtet. Këto zhvillime kanë sjellë tensione dhe kritika në skenën politike, duke ulur mbështetjen për Ramën dhe duke rritur ndasitë brenda klasës politike.

The Ekonomist thekson se arrestimet dhe akuzat ndaj bashkëpunëtorëve të Ramës, si Erion Veliaj dhe të tjerë, kanë ndikuar negativisht në imazhin e kryeministrit, i cili ka nisur të marrë distancë nga sulmet ndaj organeve të drejtësisë.

Analiza përmend gjithashtu sfidat që Shqipëria ka në rrugën drejt integrimit në Bashkimin Evropian, ku lufta kundër korrupsionit është një kriter kyç. Krijimi i strukturave të reja ligjore është parë si një tentativë për të përfunduar me “kulturën e pandëshkueshmërisë” në vend, duke sjellë tensione të mëdha politike dhe shoqërore.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related