Greu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka publikuar një tjetër video nga një qendër votimi në qarkun Fier, ku sipas tij vëzhgues të Partisë Socialiste ushtrojnë kontroll mbi votat e qytetarëve duke cenuar fshehtësinë e votës.
Në video shfaqet se si vëzhguesit dhe komisionerët nxjerrin votat nga kutia për t’i verifikuar. Bardhi e cilëson këtë një krim zgjedhor dhe akuzon mungesën e reagimit nga institucionet përgjegjëse, si KQZ, Prokuroria dhe SPAK.
Ai thekson se zgjedhjet e 11 majit nuk kanë qenë të lira, të drejta dhe të barabarta dhe kërkon garantimin e standardeve demokratike për integrimin europian të Shqipërisë.
Videoja është regjistruar në qendrën e votimit nr. 2817, në Njësinë Administrative Dushk, Bashkia Lushnje.
