Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe dërgoi në gjyq ish-presidentin e Urdhrit të Stomatologut, Nikoll Deda dhe zv.presidenten me iniciale A.G., të cilët akuzohen për ‘Vjedhje e kryer duke shpërdoruar detyrën’, ‘Shpërdorim detyre’ dhe ‘Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës’.
Sipas organit të akuzës, denoncimi ndaj Nikoll Dedës është bërë nga shtetati me iniciale A.G., se ka vepruar në kundërshtim me ligjin duke rritur buxhetin e ‘Urdhrit të Stomatologut’ nga viti në vit për përfitime personale.
Nikoll Deda në cilësinë e Presidentit të Urdhrit të Stomatologëve, sipas Prokurorisë, lejoi punësimin pa kriter të familjarëve të tij, me qëllim manipulimin e vendimmarrjeve të Këshillit Kombëtar nga viti 2016.
Ndërsa zv.presidentja e Urdhrit të Stomatologut me iniciale A.G., rezultoi se ka vepruar në kundërshtim me ligjin, pasi duke mos patur atributet ka marrë vendime financiare për buxhetin e vitit 2024. Ajo ka vendosur të autorizojë zbatimin e buxhetit të përkohshëm në një periudhë të caktuar kohore.
