Bardhi publikon videon: Vëzhguesit e PS kanë votuar në emër të qytetarëve

Data

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka publikuar sot një video nga zgjedhjet e 11 majit në qendrën e votimit nr. 3153/1, në Njësinë Administrative Dërmenas, Bashkia Fier.

Sipas tij, pamjet tregojnë sesi vëzhgues të PS-së kanë votuar në vend të qytetarëve, në shkelje flagrante të fshehtësisë së votës.

Sipas tij, vetëm gjatë 4 orëve të para të regjistrimit me kamera, rezulton se pjesa më e madhe e qytetarëve nuk kanë votuar vetë, por në emër të tyre kanë votuar vëzhgues të PS-së. Bardhi shton se pas këtij momenti, patronazhistët kanë fikur kamerat për të shmangur dokumentimin e mëtejshëm të shkeljeve.

Ai akuzon gjithashtu zëvendëskryeministren Belinda Balluku për dhënie garancie ndaj strukturave vendore që shkeljet nuk do të ndëshkoheshin, ndërsa e cilëson Task Forcën për garantimin e zgjedhjeve si “thjesht një alibi, jo një mekanizëm real për ndaljen e krimeve zgjedhore”

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related