Kostandin Dramolli është i riu nga Korça i cili sulmoi me gurë godinën e bashkisë së qytetit të tij, pasi nuk pajtohej me aksionin e Edi Ramës për prishjen e lokaleve apo lulishteve të qytetarëve, për lirimin e hapësirave publike.
Ish-portieri i Skënderbeut dhe Bylisit, i cili la futbollin për t’iu futur muzikës rrep me nofkën “Çekiçi 14”, nuk pendohet për vendimin që ka kryer, teksa u shpreh i gatshëm ta kryejë sërish, nëse situata vijon e njëjtë.
Në një prononcim për mediat, Dramolli i bëri thirrje popullit që të reagojë dhe të mos “flejë”, kur kryeministri i bën keq, por të veprojnë me fjalë dhe me vepra. Ndër të tjera, ai e konsideroi Edi Ramën si shumë të moshuar, teksa tha se ai duhet të mendojë për rritjen e rrogave dhe për atë pjesë të popullit që s’kanë ushqim për të ngrënë.
“E ka marrë vesh gjithë Shqipëria incidentin, e bëra dhe viral në rrjetet sociale për arsyen se populli nuk duhet të jetë shumë i fjetur, duhet të çohet e të tregojë se kush është karakteri i vërtetë që ka njeriu dhe të jenë të gjithë të pastër. Këtu në vendin ku ndodhem unë tani është e rrënuar çdo gjë, fillojmë që këtu, janë lokalet këtej, janë vendet e tjera nga krahu tjetër, janë tëra të shkatërruara.
Ky është një urdhër që e dha Edi Rama, ka telefonuar këtu Sotiraqin (Filon) dhe ka shkatërruar këtu lagjen time. Pse e ka bërë këtë? E bëri se kjo ndodhi kur unë e shava në Instagram, e shava një herë nga roptë, ashtu desha ta bëja dhe e bëra, se ai bëri shumë gabim, ai nuk duhet ta bënte këtë gjë dhe unë isha shumë i acaruar ca ditë dhe prandaj bëra atë vepër aty. Ça lidhje ka kjo të vijnë të prishin nga karriget, hajde tçi biem, prishin barishtet. Ça do me barishtet. Edhe tavolinat që donin t’i hiqnin nga lokalet është shumë gabim, duhet ta marrë vesh Rama. Nga ato 4 tavolina aty, njerëzit ushqehen. Ka shumë familjar aty që nga ato 4 tavolina nxjerrin bukën e gojës, ushqimin, ndihmojnë familjen. Kjo ishte një gabim.
