Në qendër të debatit është kthimi i Ligjit për Tatimin mbi Pasuritë e Paluajtshme nga ana e presidentit për rishqyrtim në Kuvendin e Malit të Zi, gjë që, sipas Kabinetit të presidentit, ka nxitur një reagim kërcënues nga ana e zëvendëskryeministrit Gjeloshaj.
Një përplasje serioze institucionale ka shpërthyer në Mal të Zi mes presidentit Jakov Milatoviq dhe zëvendëskryeministrit e ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Nik Gjeljoshaj.
Kabineti i Presidentit të Malit të Zi ka bërë të ditur se pas kthimit të këtij ligji me arsyetim të qartë dhe argumentim juridik, ministri Gjeloshaj i ka dërguar një sërë kërcënimesh dhe mesazhesh të papërshtatshme presidentit Milatoviq. Për këtë, zyra e Presidentit ka njoftuar Drejtorin e Policisë dhe ka kërkuar nga institucionet kompetente të reagojnë menjëherë, në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e vendit.
