56 kallëzime u bënë nga partitë politike për krime të pretenduara zgjedhore njoftoi kreu i SPAK Altin Dumani, por të gjitha rastet e shitblerjes së votës tha ai, kanë qenë pa prova.
“Shumë kallëzime nga subjektet politike kanë ardhur për raste si “asfalt elektoral”, punësime të paligjshme apo përdorim i administratës”, theksoi kreu i SPAK, por nga verifikimet e hetuesve në terren nuk janë faktuar raste të tilla.
Për 43 kallëzime ka pasur vendime mosfillimi për mungesë të veprës penale, kryesisht kallëzime të partive.
