DW: Tarifa për turistët i sjell Venecias 5,4 milion euro fitime

Data

Dhjetë euro u është dashur të pagujanë tursitëve ditorë për të vizituar qendrën historike të Venecias më 2025. Qyteti ndërkohë ka përfunduar fazën e provës me sistemin e tarifës dhe ka nxjerrë një bilanc paraprak.

Rregullorja që pati premierën më 2024, duhet të ndihmojë për koordinimin më të mirë që turizmit masiv në qytetin lagunë buzë Adriatikut. Por nëse blerja e një bilete hyrëse për në qytet i step vërtetë tursitët, kjo mbetet një temë e diskutueshme.

Qyteti i Venecias ka numëruar gjithësesi mbi 720.000 vizitorë që i kanë sjellë arkës së qytetit gjithsej 5,4 milionë euro – pothuajse dyfish më shumë se në vitin 2024. Po ashtu gjatë kësaj periudhe janë vendosur edhe 2500 gjoba, ndaj atyre që kanë hyrë pa biletë për të vizituar qytetin.

Kush e rezervon biletën në avancë paguan më pak

Rregullorja këtë herë ishte në fuqi për 54 ditë, e shpërndarë në fundjava dhe ditë pushimesh nga prilli, maji, qershori dhe kerriki – përkatësisht nga ora 8.30 deri në 16. Kush e ka rezervuar në avancë biletën, ka paguar pesë euro. Ata që neglizhojn duke blerë biletën në kohën kur kanë dashur të hyjnë në qytet kanë paguar dyfishin. Për vendasit, fëmijët si dhe turistët, që qendrojnë disa netë në qytet janë bërë përjashtime. Sidoqoftë turistët që kalojnë netët në hotel paguajnë taksën për qytetin.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related