KAS i dha mandatin tezes, reagon ashpër Lapaj: Tom Doshit ja pranuan dorëheqjet, pse ne jo?

Data

Vendimi i Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) për të hequr mandatin e deputetes Kleana Xhuveli, pjesë e listës së “Shqipëria Bëhet”, dhe për t’ia dhënë kandidates tjetër Ana Dajko (tezja e lapajt), ka sjellë reagimin e kreut të kësaj lëvizjeje, Adriatik Lapaj.

Në një status në Facebook, Lapaj e cilëson këtë vendim “standard të dyfishtë”, duke kujtuar rastet kur Partisë Socialdemokrate (PSD) iu njohën dorëheqjet nga lista e mbyllur dhe mandati iu kalua kandidatëve të listës së hapur.

“Pra, PSD-së i pranohen dorëheqjet dhe mandati kalon te lista e hapur. Neve jo që jo! Për ne zbatohet tjetër ligj se ne jemi Gulag”, shkruan Lapaj me tone të ashpra. Sipas tij, ky vendim është një shembull i qartë i mungesës së barazisë në trajtimin e subjekteve politike.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related