Pas situatës alarmante me zjarret në vend ku janë djegur me qindra hektarë pyje e kullota, banesa, e janë vënë në rrezik jetët e njerëzve ka reaguar Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në Partinë Demokratike.
Në një postim në faqen e tij në facebook Jamarbër Malltezi, ka denoncuar sjelljen dhe vendimet e qeverisë që nxori në rrugë 700 inxhinierë pyjesh, ka lënë policinë me thupra që të fikur zjarret, ndërkohë që helikopterët për të luftuar flakët i përdorin për ekskursione.
Lexo edhe:
Gjykata Kushtetuese e Kosovës pezullon çdo veprim për konstituimin e Kuvendit, çfarë pritet të ndodhë
