Ura e Milotit e dëmtuar/ Ekspertë nga Tirana kryejnë inspektime në terren, ja çfarë parashikohet

Data

Mbyllja e urës së Milotit pas konfirmimit të dëmtimeve serioze në strukturën mbajtëse dhe rrezikut për përdoruesit do të vijojë deri në zgjidhjen e këtij problemi.

Ky objekt inxhinierik është inspektuar nga përfaqësues të Autoritetit Rrugor Shqiptar, zëvendësministri i Infrastrukturës dhe një grup inxhinierësh të Universitetit Politeknik të Tiranës dhe Institutit të Ndërtimit që po shqyrtojnë mundësinë e një ndërhyrjeje emergjente dhe hartimin e një zgjidhjeje afatgjatë për ndërtimin e një ure të re.

Shefi i Qarkullimit Rrugor në Policinë e Lezhës, Valmir Nikolli, bëri të ditur se mbyllja e urës ishte e domosdoshme për të shmangur pasoja të rënda dhe se janë marrë masa për devijimin e qarkullimit në itinerare alternative.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related