“Dumani është përleshur fizikisht me një gjykatëse”, GJKKO reagon pas deklaratës së Berishës

Data

Gjykata e Posaçme Antikorrupsion ka reaguar pas deklaratës së kreut të PD, Sali Berisha se kreu i SPAK, Altin Dumani, është konfliktuar me një gjykatëse.

Në reagimin e saj, Gjykata e Posaçme thekson se nuk ekziston asnjë konflikt institucional apo personal me ndonjërën prej palëve në çështjen penale të sipërcituar, përfshirë Prokurorinë e Posaçme.

Më tej thuhet se marrëdhënia midis gjykatës dhe të gjitha palëve është e bazuar në respektimin e rolit dhe kompetencave përkatëse të secilit subjekt procedural, në funksion të zhvillimit të një procesi të rregullt dhe të drejtë gjyqësor.

Kujtojmë se Berisha, në një deklaratë për gazetarët paraditen e sotme, tha se ditët e fundit në SPAK ka ndodhur një përplasje fizike mes Dumanit dhe një prej gjykatëseve speciale, pasi kjo e fundit nuk i ka zbatuar urdhrat e tij. Sipas Berishës, Dumani i ka shkuar në zyrë dhe i ka marrë kompjuterin për ta terrorizuar, teksa shtoi se do të vijojë hetimet për rastin për të kuptuar se kush është gjyqtarja në fjalë.

Teksa vijoi akuzat ndaj Dumanit, Berisha tha se kreu i SPAK mbajti në xhep për javë të tëra mandatin e arrestit të kreut të kartelit Troplini, duke u bërë kështu anëtar i organizatës.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related