Takimi Kurti-Limaj, pse ka mbetur mister se çfarë u diskutua

Data

Takimi i shumëpritur mes kryeministrit në detyrë Albin Kurti dhe kreut të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj është mbajtur pasditen e djeshme në lagjen Pejton, në afërsi të selisë së NISMA-s. Ende nuk dihen detaje nëse ka pasur dakordim për ndonjë marrëveshje për të dalë nga kriza politike. Ndërkaq në media po raportohen versione të ndryshme rreth temave që janë diskutuar mes Kurtit edhe Limajt.

Njëri nga versionet është që Kurti dhe Limaj kanë diskutuar për mundësinë që NISMA të udhëheq me dy ministri, atë të Infrastrukturës dhe të Arsimit. Version i tjetër është që të dy subjektet kanë vazhduar të qëndrojnë në pozicionet që kanë pasur dhe se bisedimet mes tyre do të vazhdojnë edhe në të ardhmen për të arritur deri tek një marrëveshje, raporton “Telegrafi”. “Telegrafi” ka tentuar të kontaktojë zyrtarë të LVV-së dhe NISMA-për të marrë detaje nga takimi, por të njëjtit nuk kanë janë përgjigjur. Të shtunën, për herë të 49-të deputetët dështuan ta konstituonin përbërjen e re parlamentare.

Deputetët e partive që mandatin e kaluar ishin në opozitë po kundërshtojnë votimin e fshehtë për zgjedhjen e kryeparlamentarit, duke argumentuar se një votim i tillë është jokushtetues. Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë thënë se nuk do të votojnë për Albulena Haxhiun, të propozuarën e deritanishme të LVV-së për postin e kryeparlamentares, duke kërkuar ndryshimin e propozimit. Ndërkaq, Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se nuk do të votojë për asnjë kandidatë që do të propozohet nga LVV-ja, partia fituese e zgjedhjeve. Teksa afati i 26 korrikut po afron, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka paralajmëruar se javën e ardhshme do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related