Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi, me anë të një postimi në rrjete sociale, ka ironizuar deklaratat që profesor Pëllumb Pilinçi bëri nga Thethi.
Në statusin e tij, Murrizi shkruan me ironi se do ta shohin politikanët se çfarë do t’u bëjë i dërguari i SHBA-së, me gjithë qeverinë e tij me 3 ministra.
Murrizi vijon më tej ironinë, ku shkruan se truprojat e profesorit do t’i kishin zili dhe truprojat e vetë presidentit Trump.
