Edhe pse ndodhej në burg për shkak të një video-skandali, “faturat” e kanë përndjekur Safet Gjicin. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka “përndjekur” atë edhe në qeli, pasi nuk kishte paguar një gjobë 1 mln lekë të vjetër.
KQZ shkoi në Gjykatën Administrative dhe paditi Gjicin për mos pagimin e detyrimit, duke vendosur adresë për ish-kryebashkiakut burgun e Durrësit.
Gjykata nuk e konsideroi rrethanë justifikuese faktin se Gjici ndodhi në qeli, dhe ka firmosur një “urdhër ekzekutiv” duke lejuar që përmbarimi të bllokojë pasuritë e Safet Gjicit, dhe të kalojë lekët tek KQZ.
