Çuditë në Shqipëri zgjasin vetëm disa orë dhe jo 3 ditë. I tillë është edhe ky rast që VoxNews ka hulumtuar, ku një ndërtues është “shpërblyer disa muaj pasi qeveria i konfiskoi me letra një pallat 9 katësh në Tiranë.
Bëhet fjalë për ndërtuesin Alban Bitraj, i cili bashkë me dy biznesmenë të tjerë do të ndërtojnë një përbindësh në zonën e Astirit.
Leja është dhënë disa muaj më parë, ndërkohë që është zbardhur ditët e fundit nga KKTU-ja, ku ndërtimi do të bëhet në afërsi të një mbikalimi të Unazës dhe shumë afër rrugës kryesore.

Disa muaj më parë, vetë KKT-ja ka marrë një vendim për biznesmenin Alban Bitraj. Në një pikë të vendimit shkruhet se është konfiskuar për interes publik “të sipërfaqes së ndërtuar pa leje për qëllim fitimi”.
Bëhet fjalë për objektin “godinë banimi dhe shërbime 5, 7 dhe 9 kate, me 2 parkim nëntokë”, me vendndodhje në rrugën “Kont Urani”, Bashkia Tiranë, me zhvillues shoqërinë “Fabri D” sh.p.k. Sipas dokumenteve, firma është në pronëzi të z. Alban Bitraj, i cili është bërë pronar me 100 % në vitin 2022.
