“Shtëpitë e rindërtuara, por për kë?”/ PL kërkon lista dhe drejtësi për banorët e Kombinatit

Data

Anëtari i PL-së në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Artan Distafa ka hedhur akuza ndaj qeverisë dhe bashkisë lidhur me procesin e rindërtimit pas tërmetit të nëtorit 2019, duke e cilësuar situatën në Kombinat si një “gjendje emergjente të krijuar nga mashtrimi, jo nga natyra”.

Në një deklaratë për mediat, Distafa denoncoi mungesën e transparencës dhe akuzoi institucionet për ndarje të padrejtë dhe klienteliste të banesave të ndërtuara në zonë. Ai kërkoi publikimin e listës së përfituesve të banesave, sqarimin e kritereve të ndjekura dhe strehim urgjent për familjet që ende janë pa shtëpi.

“Qindra familje janë të braktisura dhe të harruara. Pyetja është: kujt iu dhanë shtëpitë e reja dhe pse nuk ka një listë publike?”, u shpreh Distafa, duke rikujtuar premtimet e kryeministrit Edi Rama për strehim dhe rindërtim transparent brenda vitit 2021.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related