“Aventura me turizmin”/ Kur shteti zgjedh forcën, jo vizionin

Data

Aktori Liam Neeson e “bëri të njohur” Shqipërinë duke ndjekur Markon nga Tropoxha (Tropoja).

Filmi “Taken”, ku Neeson luan rolin kryesor, dhe seriale si “Blacklist” apo “Bones” kanë përfshirë sekuenca ku shqiptarët përshkruhen si rrëmbyes, trafikantë apo terroristë.

Për dekada, Shqipëria ka luftuar me imazhin e një vendi të rrezikshëm, të lidhur me krimin, trazirat dhe paqëndrueshmërinë. Edhe vetë qeveria shqiptare përdori në një reklamë sloganin “takenbyalbania”, duke “ftuar” aktorin Neeson të vizitonte një Shqipëri ndryshe nga sa përshkruhej në film.

U desh që vendi i shqiponjave të “zbulohej” nga turistët që ky imazh të ndryshonte tërësisht. Ishin vetë të huajt, që gjetën një Shqipëri tjetër, që po zhvillohej me shpejtësi, me diversitet natyror e kulturor, çmime të lira, traditë, njerëz miqësorë.

Dalëngadalë Shqipërisë po i largohet stigma e të qenët një vend i rrezikshëm, nga krimi i organizuar dhe turistët janë në fakt ata që po i ndryshojnë imazhin vendit, duke e bërë atë viral për mirë në rrjete sociale.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related