Analisti Andi Bushati, thotë se vendimi i Gjykatës së Lartë për lënien në qeli të Erion Veliajt, ishte i pritshmë pasi është “një vendim politik”. I ftuar dje në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Bushati tha se gjykata mori sinjale të qarta që Veliaj është “një kufomë politike që duhej bërë shembull” dhe se ai ishte braktisur nga partia e tij. “Padyshim ishte i pritshëm si një vendim politik. Nuk duhet të kemi iluzione se ishte vendim i një drejtësie të pavarur. Përveç vendimeve të tre shkallëve për ta lënë Veliajn në burg, duhet të shohim kuadratin më të madh, që Veliaj, si Arben Ahmetaj, para se ta lënë në burg gjyqtarët, e ka shitur partia e tij. GJL i është shkelur syri që Veliaj është kufomë politike që u duhet hedhur turmave për të shfryrë oreksin.
Vendimi është i paraprirë nga politika. Edhe SPAK, edhe gjyqësori, ka shkelje syri, merreni kufomën e Veliajt dhe bëjeni shembull. E dyta, ishte e pritshme edhe nga ana juridike. Po të shohësh anëtarët e trupit gjykues, janë anëtarë që edhe në rastin e Ilir Metës, edhe në rastin e Lefter Kokës i janë bindur dëshirave të SPAK, për ti lënë në burg”, tha Bushati. Lidhur me zgjedhjet e mundshme në Bashkinë e Tiranës gjatë vjeshtës, Bushati tha se kjo është tërësisht në vullnetin e Ramës dhe interesave të tij. “Kjo varet nga Rama. E dha një sinjal, që nuk i dihet se si shkon kjo punë (e Veliajt). Rama nuk e quan më kryetar bashkie Veliajn, ia ka hequr mundësinë ta kontrollojë Bashkinë, ia grisi dekretet dhe nga burgu. Ne po diskutonim sikur ky është një debat juridik, sikur SPAK dhe gjyaktat vendosin në bazë të fakteve.
