Gruaja e ftuara e Ramës në podcast, burri oficer i BKH-së/ Kush është çifti Gjeçaj që iu dogj restoranti në Theth

Data

Restoranti “Villa Gjeçaj” u shkrumbua totalisht nga flakët. Aida Gjeçaj, duke folur për mediat, tha se ekspertët kanë përjashtuar si shkak shkëndijën elektrike, duke hedhur dyshime se mund të ketë qenë e qëllimshme. Ajo tha se nuk e di se kush mund ta ketë bërë pasi nuk kanë konflikte me askëd.

Çifti Petrit dhe Aida Gjeçaj, restoranti i të cilëve u shkrumbua totalisht nga flakët në orët e para të mëngjesit në Theth, nuk janë të panjohur. Petrit Gjeçaj është oficer pranë Byrosë Kombëtare të Hetimit, ndërsa bashkëshortja e tij, Aida ka qenë e ftuar më herët në podcastin me kryeministrin Edi Rama.

Ngjarja vjen në një kohë kur fadromat në një zonë të mirë të Thethit janë duke shembur disa ndërtime pa leje. E pyetur nëse zjarri lidhet me aksionin në Theth, ajo tha se është një “koincidencë e keqe”, duke nënkuptuar kështu se zjarri mund të jetë vendosur nga persona të tjerë të cilëve u janë prishur shtëpizat e tyre nga shteti.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related