Gjatë sezonit turistik veror, 36 qendra shëndetësore në të gjithë vendin, nga veriu në jug, janë në funksion të plotë për të garantuar shërbim mjekësor 24 orë në ditë, në 7 ditët e javës, për të gjithë pushuesit, vendas apo të huaj.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu bëri të ditur sot se nga data 1 qershor, deri në 6 korrik 2025 janë trajtuar 16 963 pushues në 36 qendrat shëndetësore verore në të gjithë vendin.
Sipas Koçiut, nga 16 963 pushues të trajtuar, 12 570 qytetarë janë shqiptarë (74%) dhe 4 386 turistë të huaj (26%).
