“Miq, jo rivalë”, Macron ngre zërin për një Evropë të bashkuar me Britaninë përballë sfidave botërore: Koha për…

Data

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, u shpreh se Evropa dhe Mbretëria e Bashkuar duhet të hapin shtigje të reja bashkëpunimi përballë sfidave të mëdha globale, gjatë një vizite zyrtare tre-ditore në Britani – e para e këtij niveli nga një udhëheqës evropian që nga Brexit.

“Është një moment i rëndësishëm për vendet tona, është gjithashtu një moment i rëndësishëm për Evropën tonë”, deklaroi Macron në një mesazh të publikuar në platformën X.

 

 

Presidenti francez theksoi se palët synojnë të punojnë së bashku në një sërë fushash kyçe si: siguria, mbrojtja, energjia bërthamore, hapësira, inovacioni, inteligjenca artificiale, migracioni dhe kultura. Ai shtoi se qëllimi është ndërtimi i një bashkëpunimi “të prekshëm, efektiv dhe të përhershëm”.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related