Lirohet nga burgu Ervin Salianji

Data

Gjykata e Fierit ka pranuar kërkersën e ish-deputetit të PD-së, Ervin Salianji për lirimin me kusht, pasi ka ezauruar 2/3 e dënimit.

Vendimi është dhënë nga gjyqtarit Noel Vezizi, teksa në seancën e sotme Shërbimi i Provës dorëzoi një raport, teksa shprehu dakordësinë edhe prokurori Genci Mane.

Në seancën e shkuar u paraqit raporti i vlerësimit të sjelljes nga Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) në Fier, i cili sipas avokatit të Salianjit, Ledio Braho, ka rezultuar pozitiv.

Pas daljes nga Gjykata, Ervin Salianji nën shoqërinë e forcave të Policisë dha vetëm një koment të shkurtër për gazetarët, ku njoftoi se do të mbajë një konferencë për mediat në orën 17:00, me shumë mundësi nga selia e Partisë Demokratike.

Ndërkohë, Ledio Braho, avokati i ish-deputetit deklaroi se më në fund pati një element drejtësie për Salianjin, duke shtuar se dënimi i tij ishte politik. Sipas procedurave, ai tha se lirohet brenda ditës.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related