Në shumë kulla vrojtimi në bregdet nuk ka asnjë njeri. Plazhet janë plot, por sytë e atyre që garantojnë sigurinë e pushuesve mungojnë.
Kjo panoramë përsëritet edhe këtë vit nga veriu në jug.
“Gjatë një vëzhgimi të bërë nga Tv Klan, në plazhin e Shëngjinit, shumë prej kullave të vrojtimit që janë vendosur për sigurinë e pushuesve ishin bosh, ndërsa në shumë të tjera vrojtuesit ishin vigjilent”, raporton gazetari Martin Marku.
“Jo s’kam parë, duhet të ketë”, u shpreh një pushues.
