Nga 10 zyrtarët e thirur tek 8 bashkitë e qarkun të Elbasanit, ditën e Premte janë paraqitur vetëm 3 në prokurorinë e qytetit, duke dhënë shpjegime para oficerit të policisë gjyqësore që po ndjek dinamikën e hetimit të dosjes me Nr. 1417.
Kjo është një çështje voluminoze, e cila u hap në vitin 2024 për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Menaxhimit të Mbetjeve”.
Por hetimet në këtë dosje kanë avancuar dhe në fokus të verifikimit tashmë është future dhe marëdhënia institucionale dhe financiare që zyrtarë të 8 bashkive në qarkun e Elbasanit, kanë pasur me kompaninë e menaxhimit të plerave “ECO-ELB”, që administrohet nga Leli Kraja.
Përmes një fletë-thirje të lëshuar nga prokurori i dosjes, drejtorë Juridikë dhe disa shefa finance të bashkive Elbasan, Gramsh, Librazhd, Prenjas, Cërrik, Belsh, Peqin dhe Rogozhinë, janë ftuar për tu paraqitur dhe dhënë shpjegime para Oficerit të Policisë Gjyqësore, Hasan Asllani.
“…në kuadër të hetimeve paraprake lidhur me këtë procedim është e nevojshme marja e deklarimeve nga personi përgjegjës në bashkitë e mësipërme, i cili ka hartuar kontratën e nënshkruar midis bashkive dhe shoqërisë “ECO-ELB Sh.p.k”-thuhet në fletë-thirjen e dërguar bashkive nga prokuroria e Elbasanit.
