Me hile drejt Europës/ Si po ndryshohet pa zhurmё ligji për investimet e huaja në Shqipёri

Data

Në 4 qershor 2025, deputeti socialist Eduard Shalsi depozitoi në Kuvend një projektligj me objekt “Për një ndryshim në ligjin nr. 7764, datë 2.11.1993 “Për investimet e huaja”, i ndryshuar“. Në letër, duket një nismë e thjeshtë dhe e qetë. Në praktikë, është një shenjë alarmi për mënyrën si po trajtohet procesi ligjvënës në Shqipëri, veçanërisht kur vjen puna te temat sensitive si infrastruktura kritike, liria e medias dhe investitorët e huaj

Në raportin e përgatitur nga Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut – i cili sot, më 23 qershor 2025, e miratoi nismën symbyllurazi– hasim një dokument me tre faqe, ku përveç pjesëmarrjes dhe një pasqyrimi copy-paste nga relacioni i paraqitur, nuk gjendet asnjë analizë reale, debat substancial apo shqetësim legjitim për përmbajtjen.

Ligj me një paragraf, justifikim pa firmë

Projektligji shton thjesht një paragraf të ri në nenin 10 të ligjit në fuqi për investimet e huaja, i cili përfshin investime që prekin “infrastrukturën publike kritike, teknologjitë e dyfishta, aksesin në informacionin sensitiv apo mbi lirinë e medias” si objekt vlerësimi apo ekzaminimi nga një akt nënligjor që do të nxirret nga Këshilli i Ministrave.

Dhe këtu qëndron edhe paradoksi i madh ligjor dhe politik: një ligj për investime që prekin thelbin e sovranitetit publik po tenton të delegojë rregullimin përfundimtar me një VKM. Pa debat. Pa transparencë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related