Në SHBA asnjë kryeministër nuk i mbyll gojën gazetarëve”, Nesho kundër Ramës: S’kam frikë, më mbron shteti amerikan

Data

Teksa kryeministri shqiptar, Edi Rama është ‘xhindosur’ pas publikimit të artikullit ‘Ramaduro’ në mediat amerikane Fox News nga diplomati Agim Nesho, ndaj këtij të fundit ka nisur edhe ‘përndjekja’ mediatike e mediave të lidhura drejtpërdrejt me qeverinë dhe kryesocialistin Rama.

I ftuar në një studio televizive, diplomati Agim Nesho tha se Rama, jo vetëm që e ka Shqipërinë një pronë të madhe private, porse shpërdoron asetet publike me invetstitorë të huaj.

Sipas Neshos, pavarësisht xhindosjes së Ramës për artikullin e publikuar në Fox News, është e pamundur që t’i vijë ndonjë e keqe nga kryeministri, pasi ka mbrojtjen e shtetit amerikan, ashtu sikurse edhe mbështetjen e opozitës e kolegëve të tij.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related