Një zjarr ka përfshirë paraditen e sotme vendgrumbullimin e mbetjeve në fshatin Daullas, pjesë e bashkisë Fier. Flakët janë përhapur me shpejtësi, duke përfshirë edhe disa goma, çka ka shkaktuar një sasi të madhe tymi dhe shqetësim të madh për banorët e zonës.
Alarmin e ka rritur fakti që pranë vendit të ngjarjes ndodhen varrezat e fshatit, ndaj banorët kanë reaguar të shqetësuar.
Shërbimet zjarrfikëse kanë ndërhyrë në kohë dhe kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve, ndërsa policia ka nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e zjarrit.
