Kryeministri Edi Rama propagandon nga mëngjesi deri në darkë se ka kryer investime në infrastrukturë për të lehtësuar trafikun, por realiteti është krejt i kundërt pasi qytetarët shpenzojnë orë të tëra për të përshkruar një distancë të shkurtër në Tiranën kaotike.
Kryeqyteti i Shqipërisë vitet e fundit ka si “peizazh” betonieret dhe kullat të cilat dalin si “kërpudhat pas shiut” me miliona euro që investohen në treg nga mafia dhe krimi të cilët marrin bekimin e qeveritarëve por edhe të policisë e cila mbyll sytë para korrupsionit të oligarkëve.
Së fundmi në redaksinë e “Boldnews.al” ka mbërritur një video shqetësuese ku shihet teksa betonierja qarkullon lirshëm në mes të ditës në Bulevardin Dëshmorët e Kombit në Tiranë, madje parakalon përballë disa institucioneve të rëndësishme.
