Rritja e çmimeve nuk është çështje e të majtëve apo të djathtëve. Është një çështje që lidhet me mungesën e politikave dhe me ekonominë e kapur nga monopolët’, u shpreh Tabaku.
Sipas saj, Shqipëria ka çmime 30% më të larta për produktet bazë si qumështi, djathi dhe veza në raport me Bashkimin Europian, ndërkohë që pagat janë vetëm 37% e mesatares europiane.
‘Nuk ka ekonomi të lirë, por ekonomi të kapur. Kjo është arsyeja pse çmimet janë më të larta se në vendet e BE-së. Sepse tregjet janë të mbyllura, euro është zhvlerësuar, taksat janë të larta dhe nuk ka kontroll të vërtetë të tregut,’ vijon më tej Tabaku.
Ajo bën thirrje për një ndryshim rrënjësor të modelit ekonomik, për të ndërtuar një ekonomi të drejtë që funksionon për shumicën e qytetarëve, jo për pakicën e lidhur me pushtetin.
