KE certifikoi shkatërrimin e Reformës’, Blushi: Ndërhyrje politike në sitemin gjyqësor, Shqipëria një narkoshtet

Data

Partia e Lirisë ka reaguar pas publikimit të raportit të fundit të Komisionit Europian, duke e cilësuar atë si një certifikim të shkatërrimit të Reformës në Drejtësi dhe të ndalimit të procesit të negociatave për integrimin e Shqipërisë në BE.

Në një deklaratë publike, Sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi, tha se raporti i KE-së thekson dështimin në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe evidenton mungesën e pavarësisë së sistemit të drejtësisë. Ai akuzoi qeverinë se ka kthyer reformën në drejtësi në një instrument politik për të mbrojtur korrupsionin dhe për të kontrolluar sistemin gjyqësor.

Blushi vuri në dukje se “drejtësia e re” ka shërbyer si mburojë për qeverinë dhe ka ndihmuar në krimin elektoral, duke përmendur arrestimin e Ilir Metës dhe zgjedhjet e 11 majit si pjesë të kësaj situate

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related