Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në një emision televiziv, ka folur për procesin ndaj Erion Veliajt, që vijon të jetë në paraburgim që nga shkurti i këtij viti.
Lala tha se pritet që vendimi i Gjykatës së Lartë për masën e sigurisë ndaj Veliajt të jepet brenda korrikut, ndërkohë që shtoi se precedentët e kësaj gjykate, e bëjnë të besojë se Veliaj ka pak gjasa të lirohet. Megjithatë Lala tha se rasti Veliaj, ka një komponent më shumë se rastet e Berishës dhe Metës, që u rrëzuan, pasi ai vijon të jetë kryebashkiak i Tiranës dhe ushtron një funksion, ndaj gjykata do ta analizojë edhe këtë fakt.
“Veliaj ka ushtruar rekurs në Gjykatën e Lartë. Ai pretendon se nuk ekzistojnë kushtet dhe kriteret, mundësia që zoti Veliaj të arratiset jashtë vendit, për të intimiduar provat. Pretendojnë se Veliaj, duke qenë kryetar bashkie duhe të ushtrojë detyrën.
