Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka zbarkuar në Bashkinë e Tepelenës, ku po verifikohen një sërë dosjesh të lidhura me tendera publikë. Burime për Dosja.al, bëjnë me dije se zbarkimi i sotshëm i SPAK në zyrën e Pecit, ka ardhur pas denoncimeve në emisionin Plug. SPAK dyshon për afera korruptive që përfshijnë favorizime të operatorëve dhe abuzim me fondet shtetërore.
Nisja e hetimeve erdhi pas një denoncimi të bërë publik nga emisioni investigativ “Plug”. Materiali solli në vëmendje fakte, kontrata dhe dokumente zyrtare që ngjallin dyshime të forta mbi rregullsinë e procedurave të ndjekura nga kryetari i kësaj bashkie, Tërmet Peçi në dhënien e disa tenderave. Aktualisht, hetimet janë në zhvillim dhe pritet një reagim zyrtar nga SPAK mbi gjetjet fillestare.
