Kredo.al mbledh të dhëna për rusët, ndryshon emrin për të fshehur lidhjet me oligarkun e Putinit

Data

Në veprimtarinë kriminale të bandës së mikrokredive, veprimtari e konfirmuar tashmë edhe nga SPAK, Kredo.al, një tentakulë ruse në Tiranë, ka një rol të rëndësishëm. Duke parë aktivitetin kriminal dhe lëvizjet kamufluese, ngrihen dyshime të forta se Kredo, me të paktën 5 emra të ndryshëm, nuk ka qëllim vetëm zhvatjen e shqiptarëve dhe pastrimin e parave, por edhe destabilizimin e vendit përmes piramidave financiare të ngjashme me ato të ’96, mbledhjen e të dhënave për llogari të qarqeve armiqësore ruse, për qëllime spiunazhi dhe sabotimi. Kjo besohet se është edhe arsyeja se pse Kosova e dëboi Kredon dhe derivatet e saj

 

 

Evidenca të një piramide kriminale

Ashtu si Iute, Kredo i ka shitur mijëra kredi grupit MCA, ADCA dhe Final të dyshes Arben Meskuti dhe Olsi Ibro, ky i fundit u hodh (ose e hodhën) nga maja e një ndërtese në Tiranë pasi Prokuroria e Tiranës goditi skemën dhe në lojë hyri SPAK-u.


Arlinda Muja është drejtoreshë e Përgjithshme dhe aksionere me 3 % te Kredo Finance. Arlinda Muja është gjithashtu kryetare e Shoqatës Mikrofinanca Shqiptare. Pjesë e Shoqatës Mikrofinanca Shqiptare janë Kredo.al, Iute Credit, Fed Invest, Fondi Besa, Noa, Agrokredit etj., pra i gjithë karteli i mikrokredive.


Për të kontrolluar Arlinda Mujën, pronarët rusë të Kredo, kanë caktuar si administratore dubluese Valentina Marhilevica – Valujeva, e besuar e mashtruesit Aigars Kesenfelds, vegël e oligarkut rus nongrata Oleg Boyko.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related