Raportohet se ka marrë dëmtime të pjesës së legenit. Ish-shefi i Qarkullimit Rrugor Tiranë, Roven Zeka, është rrëzuar në ambientet e burgut.
Seanca pritet të mbahet sot në orën 13:00 (16 qershor). Zeka dyshohet nga SPAK për korrupsion lidhur me procedurat për një aksident, lidhur me një ryshfet prej 2 mijë euro që SPAK pretendon se e ka përfituar
Gjithashtu ai kërkon edhe ndryshimin e masës së sigurisë “arrest me burg” nga GJKKO. Më herët masa e arrestit në burg u la në fuqi nga Apeli i GJKKO për të dhe oficerin Edison Tabaku, ndërsa shefi i hetimit të aksidenteve Sokol Novaku, u lirua në arrest shtëpie për shkak të rrethanave familjare.
