Presidenti amerikan, Donald Trump i ka thënë New York Post se nuk ka “ndjenja të këqija” pasi Elon Musku e kritikoi publikisht “projektligjin e tij të madh dhe të bukur” dhe të dy patën një grindje javën e kaluar.
“Nuk kam ndjenja të këqija”, ka thënë Trump. “Isha vërtet i befasuar që kjo ndodhi”, ka shtuar ai.
Trump kishte deklaruar se ishte “i zhgënjyer” me Musk, por ka shtuar tani se “gjëra të tilla ndodhin” dhe se “nuk e fajëson atë për asgjë”.
