Kush përfiton zbritjen prej 100 mijë lekësh për arsimin e fëmijëve dhe si dokumentohet

Data

Vetëm individët me të ardhura vjetore të tatueshme më pak se 1.2 milionë lekë mund të përfitojnë zbritje deri në 100.000 lekë për shpenzimet arsimore të fëmijëve nën 18 vjeç, duke dorëzuar deklaratën vjetore DIVA dhe duke ruajtur dokumentacionin justifikues për 5 vite. Zbritja nuk përllogaritet automatikisht nga sistemi dhe në mungesë të dokumenteve, individi penalizohet sipas ligjit për procedurat tatimore.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve sqaron në një prononcim për Monitor se kush e përfiton zbritjen e shpenzimeve për arsimin e fëmijëve prej 100 mijë lekë, dokumentacioni i nevojshëm që duhet të ruhet për justifikimin e tyre dhe afati për marrjen e kompensimit në rastet e tepricës kreditore.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related