A rrezikohet mandati i dytë i “Mundësisë” nga rinumërimi në Tiranë? Shehaj: Çdo gjë është e mundur

Data

I ftuar në emisionin “Opinion”, Shehaj shprehet se është pro rinumërimit dhe se fatmirësisht sipas tij posedojnë filmimet e numërimit dhe nuk mund të ketë manipulime.

Blendi Fevziu: Shehaj je dakord me rinumërimin? Mund të rrezikohet mandati juaj?

Agron Shehaj: Pse të mos rinumërohen. Çdo gjë është e mundur, sidomos në Shqipëri. Për fat të mirë kemi filmimet, skandalizimet e para. Nëse ka pasur manipulime, e përsëris në Shqipëri mund të ndodhë gjithçka. Votat nuk i ka numëruar Partia Mundësia, i ka numëruar numëruesit e partisë Socialiste dhe numëruesit e Partisë Demokratike. Tani që janë bërë lëmsh me votat e kandidatëve është e qartë. Aty do të ketë çudira. Kurse vëmendja për numërimin e votave të partive politike ka qenë shumë madhe, kanë qenë gjithë të përqëndruar.

Ndërkohë sa i takon asaj nëse është i kënaqur apo jo me rezultatin e zgjedhjeve Shehaj shprehet se rezultati është inkurajues, por me pritshmëritë që ata kishin synon një grup parlamentar.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related