Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha zhvilloi sot një takim me Të Ngarkuarën me Punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Nancy VanHorn. Takimi u fokusua në forcimin e bashkëpunimit dypalësh në fushën e sigurisë dhe rendit publik.
Në një reagim pas takimit, ministri Hoxha u shpreh se bashkëpunimi me SHBA-të është një shtyllë e rëndësishme e marrëdhënieve mes dy vendeve, veçanërisht në përpjekjet për forcimin e rendit dhe luftën kundër kriminalitetit
Ai vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme amerikane në këtë drejtim, duke theksuar rëndësinë e partneritetit për ndërtimin e një të ardhmeje më të sigurt për qytetarët shqiptarë.
