Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me pretendimet e Partisë Demokratike për mungesën e 130 mijë fletëve të papërdorura të votimit në zgjedhjet e 11 majit 2025.
Meta krahasoi këtë mungesë me skandalin financiar të inceneratorit të Tiranës, duke e cilësuar si një tjetër krim të sofistikuar të “Narkoshtetit të Edi Ramës”.
“130 mijë fletë votimi ‘të humbura’ si 130 milion eurot e ‘avulluara’ të inceneratorit të Tiranës që nuk ekziston. Në Narkoshtetin e Edi Ramës mund të ndodhin krime intelektuale kaq të sofistikuara: Humbin votat, siç zhduken paratë e taksapaguesve. Asnjë përgjegjësi, asnjë transparencë”, shkruan Meta.
