Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu mori pjesë sot në ceremoninë e krijimit të Komandës së Kibernetikës dhe Ndërlidhjes së Forcave të Armatosura në praninë edhe të të Ngarkuarës me Punë të SHBA-ve në vendin tonë Nancy VanHorn.
Në fjalën e tij, ministri Vengu u shpreh se “mbrojtja kibernetike prej më shumë se 10 vitesh tashmë është pjesë e domeineve të luftës dhe është një zgjerim i terrenit të luftës dhe një komponent kyç në të gjitha platformat dhe politikat e NATO-s dhe të gjitha vendeve aleate”.
Po ashtu, shtoi Vengu, “sulmet kibernetike të vitit 2022 ndaj Shqipërisë shërbyen si një kujtesë e fuqishme se në një botë gjithnjë e më digjitale mbrojtja e hapësirës kibernetike është po aq e rëndësishme sa mbrojtja e integritetit territorial të vendit”.
