Helmimi i fëmijëve në Gramsh, AKU mban të fshehtë emrin e kompanisë së vezëve me salmonelë

Data

Produkti që shkaktoi helmimin e 17 fëmijëve në kopshtin shtetëror të qytetit të Gramshit ka qenë veza, e cila ka qenë e kontaminuar me salmonelë

Kjo u vërtetua nga analizat e fundit të bëra nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU), teksa nga analizat e mëparshme të kryera në qumësht dhe mishin e pulës, rezultatet ishin negative.

Episodi i helmimit masiv ka ndodhur të martën (20 Maj), por ngjarja u mbajt e fshehtë nga institucionet shëndetësore, vendore dhe Policia, të cilat prej rreth një jave nuk kishin nisur hetim për rastin në fjalë. Ngjarja u mësua mesditën e së shtunës nga një familjar, i cili denoncoi publikisht helmimin e nipit të tij, duke publikuar dhe fletën e analizave, ku mjekja Dafina Jaho konfirmoi praninë e bakterit salmonelë.

Por, edhe pasi u konfirmua nga analizat, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU), institucuion që drejtohet nga drejtori i komanduar Manush Kulolli, po mban të fshehtë për qytetarët emrin e kompanisë që ka hedhur në treg vezët e kontaminuara me salmonelë. Kjo përbën një rrezik, pasi vezët me salmonelë mund të shiten aktualisht në supermarkete dhe të konsumohen nga qytetarët.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related