Nuk ka qetësi për Edi Ramën, pas sinjalit të fortë nga ambasada e SHBA, “fantazma” McGonigal rishfaqet sërish, ish e…

Data

Nuk ka qetësi për kryeministrin Edi Rama. Pas një sinjali të ftohtë nga Ambasada e SHBA që zgjodhi të mos e përfshijë kryeministrin Rama në reagimin për zgjedhjet e 11 majit, një tjetër rrezik i vjetër është rikthyer me fuqi të re. “Fantazma McGonigal” ka dalë sërish në skenë dhe po kërcënon të trazojë rrënjët e pushtetit të kryeministrit. Ish e dashura e agjentit të dënuar të FBI-së, Charles McGonigal, Allison Guerrier, ka publikuar së fundmi një mesazh tronditës në rrjetin social X (ish-Twitter), ku pretendon se McGonigal ka tentuar ta “mbyllë gojën” me një urdhër heshtjeje, pasi ajo kishte shpërndarë foto të tij me Kryeministrin shqiptar.

Guerrier flet për “krime për të cilat ai nuk u akuzua kurrë”, duke lënë të kuptohet se në prapaskenë fshihet më shumë sesa është zbuluar deri më sot. Ajo kërkon publikisht ndihmë financiare për të ndjekur rrugën ligjore, duke deklaruar se i duhen fonde për një avokat dhe për të udhëtuar drejt Nju Xhersit, aty ku pritet të përballet me McGonigal në gjykatë. Postimi i saj, i mbushur me nënkuptime të rënda, ka ringjallur dyshimet mbi marrëdhënien e pazakontë të ish-agjentit me zyrtarët e lartë shqiptarë dhe vetë Edi Ramën. Kujtojmë se në shkurt 2024, një gjykatë federale në Uashington e dënoi Charles McGonigal me 28 muaj burg për shkelje të besimit publik, duke përfshirë marrjen e 225 mijë dollarëve nga biznesmeni Agron Nezaj dhe mosdeklarimin e kontakteve me Kryeministrin shqiptar.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related