Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka hedhur akuza të forta ndaj kandidatëve të PS-së në qarkun e Fierit, për të cilët tha se janë mbështetur nga krimi dhe bandat
Gjatë një interviste televizive, Berisha i përmendi me emra kandidatët e PS-ë që sipas tij janë të lidhur me krimin dhe prandaj fituan mandatin.
‘Unë kam thënë se do mbaroj punë me Edi Ramën. Vazhdojmë.
Jemi në kushtet e një farse elektorale shumë evidente, të paralajmëruar botërisht me dokumente ndërkombëtare.
Të paralajmëruar edhe në mesin e fushatës elektorale nga Parlamenti Europian dhe Partia Popullore Europiane.
