Policia tha se fletët e votimit në Pekisht ishin false/ Reagon PD: E pavërtetë! Po fshehin kri*in

Data

Në një deklaratë nga selia blu, deputeti i ardhshëm i PD, Blendi Himçi tha se materialet përputhen me formatin zyrtar të fletëve dhe listave të votimit të shpërndara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Demokratët, për të garantuar transparencë të plotë, kërkojnë që ekspertiza mbi materialet e sekuestruara të bëhet nga ekspertë ndërkombëtarë të pavarur, jo nga strukturat që janë tërësisht të politizuara dhe të kapura nga pushteti, siç i konsiderojnë ata.

Himçi tha se e cilësojnë deklaratën e Policisë së Shtetit, si një farsë të mirëorganizuar që ka për qëllim të zbehë rëndësinë e ngjarjes dhe të mbulojë provat e krimit elektoral të ndodhur në Pekisht.

DEKLARATË PËR MEDIA KANDIDATI PËR DEPUTET PËR QARKUN ELBASAN, BLENDI HIMÇI

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related