Që nga ora 09:00 e ditës së sotme, Tuneli i Llogarasë është hapur për qarkullim pa pagesë për të gjitha automjetet, përveç atyre të tonazhit të rëndë. Vendimi i marrë nga qeveria synon të lehtësojë trafikun gjatë sezonit turistik dhe të mbështesë industrinë e turizmit në jug të vendit.
Tuneli do të qëndrojë i hapur pa pagesë deri më 15 shtator dhe konsiderohet një projekt strategjik për infrastrukturën rrugore. Me një gjatësi prej 5.9 kilometrash, ai shkurton ndjeshëm kohën e udhëtimit nga Tirana drejt bregdetit jugor – tashmë, udhëtimi nga Tirana në Dhërmi zgjat vetëm 1 orë e 45 minuta.
