Aktori i njohur Elvis Pupa dhe bashkëshortja e tij Belina Pupa akuzohen se kishin ngritur një shtëpi bari në Australi dhe se kishin kultivuar 43 bimë kanabis në një banesë në Ascot Park. Ndërsa influencerja u arrestua dhe më pas u lirua me kusht, aktori është shpallur në kërkim pasi thuhet se është arratisur.
Në mesin e reagimeve të shumta lidhur me këtë ngjarje, ishte edhe ai i këngëtarit të njohur Bardhi Idrizi, i cili ka vendosur të “hakmerret” ndaj kritikave që aktori ka bërë ndaj tij dhe blogeres Sara Gjordeni. Bardhi shprehet se bota është me rrota dhe se Elvis Pupa u ngut të fliste për një person që nuk e njihte.
