Sali Berisha, gjatë një interviste për emisionin “Opinion”, u pyet për koalicioni parazgjedhir që bëri me aleatët duke u dhënë 8 mandate të sigurta, ndërkohë që në 11 Maj, rezultuan me shume pak vota. Lideri demokrat tha se mandatet ata i morën mbi bazën e rezultateve të mëpasrshme elektorale.
Në lidhje me partitë e reja, “Mundësia” e Agron Shehajt dhe “Shqipëria Bëhet” e Adriatik Lapajt, Berisha thotë se bëri përpjekje për t’i bashkuar në koalicion dhe nuk arriti t’i bindte.
Blendi Fevziu: Koalicioni çfarë ju solli? Përveç riciklimit të një numri kryetarësh partie që kanë 30 vjet që rrinë po aty, as kanë parti fare njëherë, vetëm negociojnë në vendin e tyre, çfarë ju solli? Ju mori 10 mandate nga 50 që keni gjithsej dhe nuk solli as vota.
Sali Berisha: A mund të jap një përgjigje këtu? Ato mandate i mori mbi bazën e rakordeve elektorale
